Fier, Përfundon vaksinimi i bagëtive të imta nga bruceloza

Ka përfunduar edhe në qarkun e Fierit vaksinimi i bagëtive të imta nga bruceloza.Fushata e vaksinimit kundër brucelozës në bagëtitë e imta, që ka si qëllim final vënien nën kontroll dhe zhdukjen e kësaj sëmundje cilësohet si një ndër angazhimet dhe projektet më serioze si në bujqësi, ashtu dhe në shëndetësi në 10 vitet e fundit.Kreu i drejtorisë së bujqësisë së Fierit, Frederik Cuko, thekson se në qarkun e Fierit janë vaksinuar më shumë se 220 mijë bagëti të imta.Programet e vaksinimit të kafshëve janë zbatuar që nga vitit 2003 dhe kanë dhënë rezultate në përmirësimin e situatës dhe kontrollin e kësaj sëmundje, qoftë në uljen e numrit të vatrave të infeksionit ashtu dhe në prezencën e saj te njerëzit.