Bashkia e Roskovecit bënë bilancin e investimeve për 2012
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 17:12
Bashkia e Roskovecit ka bërë bilancin e investimeve për 2012, duke konkluduar se për vitin që lamë pas ka investuar 30 milion lekë te reja.Gjatë këtij viti përparësi i është dhënë infrastrukturës rrugore, ndërtimit të qëndrave shëndetësore dhe rikontruksionit të shkollave.Ndërsëa hedh sytë nga investimet për 2013, Kreu i bashkisë së Roskovecit Gëzim Caushi thekson se ndër më prioritaret dhe të domozdoshmet është ndërtimi i unazës së re të qytetit. Finalizmi i këtij projekti sipas tij do të lehtësonte qarkullimin e mjeteve , duke ruajtur nga ndotja qendrën e qytetit.Investimet sipas kryebashkiakut do të vazhdojnë në saj të projekteve të gatshme por edhe investimeve të pritshme nga qeveria shqiptare por edhe donatorëve të huaj.