Festat e funvitit rrisin çmimet në qytetin e Shkodrës
Me hyrjen e Dhjetorit, muajit të festave, çmimet e produkteve ushqimore në qytetin e Shkodrës kanë pësuar rritje. Ndonëse çmimet kanë ndryshuar nga muaji në muaj, çmimet e produkteve bazë të konsumit, këtë fund Dhjetori shënojne pikun.Përballë këtij fenomeni, që vërehet pothuajse çdo fund viti, ka reaguar edhe prefektura e Shkodrës në bashkëpunim me bashkinë, ku është ngritur task forca. Inspektorë të tatimeve, drejtorisë së të ardhurave, policisë bashkiake kanë kontrolluar tregun e fruta perimeve në xhabije, hyrje te qytetit. Grupet e punës do të vijojnë kontrollet intensive në terren, për të parandaluar çdo rritje abuzive të çmimeve. Nese konstatohen rritje cmimesh, drejtori i drejtorisë së të ardhurave Blendi Gjylbegu tha se bashkia do të ngrejë tregje alternative.Çdo fund viti konsumatorët shkodranë janë përballur me rritje të çmimeve, duke bërë që blerjet në shportën e tyre të jenë për pasojë me te pakta. Plani i punës parashikon përveç çmimeve kontrolle edhe për sigurinë ushqimore, kushtet higjeno - sanitare etj.