Valë arrestimesh në Pogradec, 3 në pranga për vepra të ndryshme penale

Policia e qarkut të Korçës ka arrestuar disa persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Arrestimet kanë qenë të përqëndruara në Pogradec, ku blutë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Asterio Shkullakun, i cili akuzohet për kanosje, plagosje e armëmbajtje pa leje.Sipas policisë 24-vjeçari ka kanosur dhe plagosur me mjete të forta Elinor dhe Damjano Shkullakun.Autoritetet policore kanë arrestuar gjithashtu 27-vjeçarin, Ermal Basha, i shpallur në kërkim për vjedhje dhe 43-vjeçarin Alban Abasllari, i cili akuzohet për vjedhjen e një banese.