Vlashaj: Strehim falas për fëmijët jetimë mbi 18 vjeç

Strehim falas për jetimët mbi 18 vjecë. Ky ka qenë premtimi i Lëvizjes Shqipëria e Re i bërë gjatë një takimi me shoqatat e jetimëve.Sipas kreut të kësaj lëvizjeje Edmond Vlashaj është shumë e rëndësishme që të mbështeten këto shtresa në nevojë. Gjithashtu Vlashaj ka shprehur solidaritet edhe me banorët e zonave të thella të cilët bllokohen gjatë dimrit.Vlashaj i ka kushtuar vëmendje të madhe edhe reformimit të sistemit tatimor. Kreu i LSHR-së e shikon si zgjidhje ideale ndërtimin e një sistemi të pakorruptueshëm si dhe ka shprehur qëndrimin kundër propozimit të opozitës për heqjen e taksës për biznesin e vogël.