Takimi mes Nishanit dhe ish të burgosurve politik, pa zgjidhje

21 ditë pas hyrjes në grevë urie me ndihmën e ndërkombëtarëve ish-të përndjekurit kanë nisur negociatat për kërkesat e tyre.Për rreth dy orë tre përfaqësues të ish të burgosurve politikë të shoqëruar edhe nga Zv. ambasadori i SHBA-së në Tiranë kanë zhvilluar një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani por në përfundim nuk është arritur në asnjë marrëveshje konkrete.Sipas grevistit Fatmir Lamaj kërkesat e tyre u dëgjuan prej presidentit por greva do të vijojë. "Presidenti Nishani u tregua i vëmendshëm për të dëgjuar kërkesat tona. Pamë predispozitetin e presidentit për të gjetur një zgjidhje por nuk kemi mbërritur në një përfundim. Presidenti i mbajti shënim kërkesat tona dhe la të hapur shtegun e bisedimeve” theksoi ai.Grupi i ish-të përndjekurve prej 21 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.Ndërkohë që edhe grevisti tjetër i cili tentoi të vetëdigjej Lirak Bejko është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar nën kujdesin e Partisë Socialiste.Grevistët i ka vizituaar dhe ka shprehur sensibilizimin edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave të pavraura Kolë Nikolla.Gjergj Ndreca dërgohet për kurim në Greqi dhe Lirak Bejko në ItaliGjergj Ndreca dërgohet për kurim në Greqi. Ish-i burgosuri politik i cili disa ditë më parë tentoi të vetëdigjet është dërguar me mbështetjen e PS-së drejt shtetit fqinj për të marrë një ndihmë më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit grek.Përfaqësuesja e PS-së Keti Bazhdari në një prononcim për mediat i bëri sërish apel qeverisë të negociojë me ish-të përndjekurit politik.Ndërkohë që grevisti Lirak Bejko i cili gjithashtu tentoi të vetëdigjej është nisur drejt Italisë po me mbështetjen e PS.Ministri i Shëndetesisë Vangjel Tavo nga ana tjetër është shprehur se i vetëdjeguri ishtë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ka ikur drejt shtetit fqinj me vullnet të lirë.Gjergj Ndreca tentoi të vetëdigjet disa ditë më parë pranë çadrave të grevës së ish-të burgosurve politik ndërsa shembullin e tij e ndoqi edhe kolegu i tij Lirak Bejko i cili rezultoi me 50 përqind djegie në trup.Ndërkohë, një tjetër ish i dënuar politik ka tentuar mbrëmjen e djeshme t`i vendos flakën vetes në afërsi të çadrave të grevës së urisë së ish të burgosurve politik por fatmirësisht policia ka parandaluar djegien e tij.