Greva e urisë, negociata mes ish të burgosurve dhe Nishanit

Pas 21 ditësh grevë urie më në fund duket se u hap një dritë jeshile për ish- të burgosurit politik.Kordinatori i grevës Skënder Tufa theksoi për “Ora News” theksoi se tre përfaqësues të grevës së urisë ndodhen në presidencë për të zhvilluar negociata me presidentin Bujar Nishani.“ Falë mbështetjes së ambasadorit Arvizu kanë nisur negociatat. Tre ish të burgosurit janë në këto momente në një takim me presidentin Nishani” theksoi Tufa.Ai ka theksuar se gjendja shëndetësore është tepër e rëndë por ka shtuar se ish të burgosurit janë të vendosur për të vijuar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Zv.Ambasadori francez viziton ish të burgosurit në grevëZv. Ambasadori francez ka vizituar sot ish-të përndjekurit politikë të cilët ndodhen prej 21 ditësh në grevë urie.Zv. Ambasadori francez është interesuar për shëndetin e grevistit me nënshtetësi shqiptaro-franceze, Lavdosh Beqo i cili iu bashkua grevës së urisë para 5 ditësh.81-vjeçari i cili jeton prej vitesh në Francë me familjen deklaroi se do të mbështesë kolegët e tij deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Ndërkohë, ish të burgosurit politik të cilët ndodhen në grevë urie janë vizituar sot edhe nga kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla dhe nga një përfaqësues i sindikatave në Itali.Në një prononcim për mediat, Nikolla vlerësoi edhe angazhimin e kreut të shtetit për zgjidhjen e situatës së krijuar.  "Duke pasur interesin ndërkombëtar duket se presidenti po i thërret ndërgjegjës dhe po përpiqet të hyjë në negociata për të zgjidhur situatën e krijuar. Kjo është një kauzë dhe kërkesat e tyre janë plotësisht ekonomike. Ata kërkojnë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimet edhe pse është ky ligj është i dobët” tha Nikolla.Gjergj Ndreca dërgohet për kurim në GreqiDërgohet për kurim në Greqi ish-i burgosuri politik Gjergj Ndreca i cili disa ditë më parë tentoi të vetëdigjet.Ndreca është dërguar mëngjesin e sotëm me mbështetjen e PS-së drejt shtetit fqinj për të marrë një ndihmë më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit grek, Athinës.Përfaqësuesja e PS-së Keti Bazhdari në një prononcim për mediat i bëri sërish apel qeverisë të negociojë me ish-të përndjekurit politik të cilët ndodhen në grevë urie për të bërë të mundur zgjidhjen e situatës së krijuar.“Qeveria nuk duhet të tregohet rraciste dhe duket të kuptojë që kjo është një grevë ekonomike dhe jo politike. I bëjmë apel qeverisë të negociojë me ish-të burgosurit politik që të mos shohim më akte të tilla” theksoi Bazhdari.Gjergj Ndreca tentoi të vetëdigjet disa ditë më parë pranë çadrave të grevës së ish-të burgosurve politik ndërsa shembullin e tij e ndoqi edhe kolegu i tij Lorik Bejko i cili gjendet i shtruar në QSUT me 50 përqind djegie në trup.Ndërkohë, një tjetër ish i dënuar politik ka tentuar mbrëmjen e djeshme t`i vendos flakën vetes në afërsi të çadrave të grevës së urisë së ish të burgosurve politik por fatmirësisht policia ka parandaluar djegien e tij.Grupi i ish-të përndjekurve prej 21 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.