Vrasja makabre në Durrës, 18-vjeçarja varroset pa kokë

Familja e Aishe Vatës, 18-vjeçares së masakruar një ditë më parë ka nxituar për të përcjellë për në banesën e fundit pa kokë trupin e vajzës ende adoleshente.Një ceremoni që është menduar të ishte larg vëmëndjes së medias megjithëse kamerat kanë fiksuar pothuajse gjithë momentet e mortit të rëndë në Xhafzotaj vetëm pak kilometra larg Durrësit.Askush nuk arrin të kuptojë atë çfarë ka ndodhur, ndërsa familjarët mundohen të shmangin çdo koment për gazetarët që depertojnë deri në oborrin e shtëpisë.Banorët kryesisht të ardhur nga veriu në këtë fshat të Durrësit nuk gjejnë dot asnjë justifikim për atë që ka ndodhur, nuk kanë asgjë për të dyshuar duke shprehur tronditjen e madhe që kanë përjetuar.E morti i një trupi pa kokë lë pas shijen e dyshimit, enigmën e një krimi të tmerrshëm që fsheh pas një dorë mizore profesioniste.Policia e Durrësit ka në tavolinën e punës pista të shumta dhe në pyetje ka marrë dhjetra persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Por deri tani asgjë nuk është zbardhur ndërsa koka e vajzës së masakruar, studente per infermeri është zhdukur bashkë me gjurmët e vrasësit.Dyshimet bëhen edhe më të mjegurllta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11 javëshe shtatzanë dhe mbi këtë bazë edhe policia është duke ndërtuar pistat kryesore të hetimit.Dy mbeten dyshimet më të mëdha: është një krim makabër pasioni apo shtatzania e padëshiruar e vajzës ka sjellë edhe fundin e jetës së saj në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.18 vjeçarja Aishe Vata u gjet e masakruar dhe pa kokë ditën e djeshme në Xhafzotaj të Durrësit nga banorët e zonës.