Pushohet nga puna, tenton të vetëdigjet 47-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2012, 15:37
Një 47-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet mesditën e sotme para bashkisë së Pogradecit.Gëzim Hamiti është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes menjëherë pasi ka marrë vesh se është pushuar nga puna.Sipas informacioneve, 47-vjeçari punonte në ndërmarrjen e gjelbërimit në Bashkinë e Pogradecit por është pushuar nga puna sipas tij pa të drejtë.Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve ai ka pësuar 12 përqind djegie në trup dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.