Fier, kapen 6 algjerianë, kishin kaluar ilegalisht kufirin
Policia e Fierit ka ndaluar sot 6 shtetas algjerianë të cilët kishin kaluar ilegalish kufirin.Burime nga policia bëjnë me dije se algjerianët janë kapur në Qafën e Koshovicës ndërsa ishin duke udhëtuar me një furgon i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar.Sipas policisë është bëri i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit Litvan Cani, 25 vjeç i cili akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.Ndërkohë po vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të qënive njerëzorë që merren me trafikun e shtetasve të huaj.Shqipëria jo pak herë është shfytëzuar si vend tranzit për kalimin e shtetasve të huaj nga vendi ynë drejt vendeve Perëndimore. Vetëm disa ditë më parë 4 shtetas alegjerianë dhe një sirian u kapën nëaksin rrugor rrugor Gjirokastër –Tepelenë ndërsa u arrestua edhe drejtuesi i automjetit që po i transportonte.