Hitzfield: Kosova dhe Shqipëria po na marrin lojtarët

Tekniku gjerman i KOmbëtares së Zvicrës, Hitzfield është i shqetësuar nga fakti që shumë futbollistë më origjinë kosovare që rriten profesionalisht në Zvicër, preferojnë të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën, edhe pse në moshë më të vogël kanë qenë pjesë e përfaqësueseve helvete.

Ai i ka bërë thirrje FIFA-s të ndryshojë rregulloren, për të mos lejuar largimin e lojtarëve të cilët luajnë në përfaqësueset e moshave të një vendi që të ndryshojnë skuadër më vonë. Kjo sipas teknikut është një gjë jo e mirë.

Një futbollist që ka zgjedhur një Kombëtare, nuk mund të ndryshojë vendim. Unë kam shumë lojtarë Shqiptarë tek Zvicra dhe nuk e mar dot me mend se çdo të ndodhë nëse ata largohen për te Kosova pasi kjo të pranohet me të drejta të plota. FIFA nuk duhet ta lejojë këtë gjë.” -tha Hitzfield.

Disa futbollistë Shqiptarë kanë luajtur me moshat e Zvicrës, por që në moshë madhorë duke parë edhe hapësirat e pakta në formacionin helvet, kanë preferuar të vishin fanellën kuqezi. Përmendim Bashën, Abrashin, Gashin etj, por ajo që i shqetëson më shumë zvicëranët është fakti që lojtarë të tillë si Shaqiri, Xhaka, Behrami e Mehmedi, kanë mundësinë të zgjedhin Kosovën nëse kjo pranohet zyrtarisht nga FIFA.