Balotelli te Arsenal për 25 milion euro

Mediat angleze e bëjnë të kryer kalimin e sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli te ekipi londinez i Arsenal. Ekipi i Arsen Venger, ka ofruar 25 milion euro për Super Marion dhe duket se drejtuesit e Milanit kanë pranuar këtë ofertë.Përveç Balotellit, londinezët kanë siguruar edhe shërbimet e Loic Remy, i cili gjithashtu bëhet pjesë e Arsenal.Megjithatë ende nuk ka një konfirmim nga ana e Milanit ose e vetë sulmuesit Mario Balotelli i cili ndodhet me Italinë në Brazil duke pritur startin e Botërorit. Lajmi është i verifikuar dhe po qarkullon nëpër të gjitha mediat angleze.