Ançeloti: Morata mund të largohet nga Real Madrid
Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti ka folur në lidhje me merkaton e ekipit të tij duke theksuar se nuk do të ketë asnjë transferim për Realin deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Ançeloti foli gjithashtu në lidhje me sulmuesin sulmuesin urugaian Luis Suarez."Sigurisht që do të ndërhyjmë në merkato. Do të përpiqemi si fillim të afrojmë në ekip një sulmues i cili të jetë i vlefshëm për ekipin tonë. Nuk e di nëse do të jetë Suarez, ai është një sulmues që çdo kush do dëshironte ta kishte në ekip, por do flasim pas kampionatit Botëror, pasi deri atëherë nuk do të ketë asnjë lëvizje.Morata? Ka disa oferta për të dhe besoj se do të largohet. Ne nuk i garantojmë dot shumë minuta dhe besoj se ai do të provojë një aventurë tjetër." -deklaraoi Ançeloti