Mandzukiç: Nuk i përshtatetem lojës së Bayernit, më mirë të largohem

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Mario Mandzukiç duket gjithmonë edhe më larg bavarezëve. Lojtari e konfirmon vetë se nuk i përshtatet lojës që kërkon Guardiola dhe po mendon seriozisht largimin."Jua them sinqerisht se deri në kohët e fundit kurrë nuk kam menduar të largohem. Kurrë s'kam menduar se mund të ndodhte tani, por të jem i sinqertë, nuk i përshtatem stilit të lojës që Guardiola dëshiron të ketë te Bayerni. Pas ndeshjes me Real Madridin e kuptova këtë gjë.Kështu, nuk ndihesh mirë dhe është më e mira për të gjithë që të ndahemi. Falenderoj klubin që më ka ofruar rinovim kontrate dhe falenderoj Guardiolën, i cili është trajner i madh dhe iu uroj të gjithëve më të mirat në të ardhmen. Bayerni dhe tifozët e tij do të jenë gjithmonë historia më e bukur e karrierës sime. Tani është koha për sfida të reja." -u shpreh kroati.