"Godet" Barcelona, Cuardado i thotë "po" katalanasve

Pasi ka mbyllur gjithçka me Marquinhos dhe Rakitiç, Barcelona është gati të bëjë "goditjen" e radhës në këtë merkato vere. Sipas mediave spanjolle katalanasit janë shumë afër firmës me anësorin e Fiorentinës, Cuardado.Sipas asaj që raportohet, lojtari ka gjetur akordin me Barcelonën, dhe pritet që në arkat e Fiorentinës të derdhen plot 25 milion euro. Ka qenë vetë trajneri i Barcelonës, Luis Enrike ai që ka kërkuar këtë lëvizje.Pas ardhjes së Cuardados, mbrojtësi brazilian, Dani Alvesh mund të largohet për te PSG pasi nuk do të preferonte të qëndrojë në stol. Zyrtarizimi i Cuardados te Barcelona mund të bëhet javën tjetër.