Bari barazon me Latinën, Edgar Cani shënon sërish

Ekipi i Barit është shumë afër rikthimit në Seria A. Sulmuesi Shqiptar që luan në këtë skuadër, Edgar Cani po luan një rol të rëndësishëm në sukseset e këtij ekipi. Ai ka shënuar një tjetër gol sot në përballjen që Bari kishte me Latinën ku barazoi 2-2.Kjo ishte ndeshje e parë e Play-Off dhe pas disa ditësh do të luhet ndeshja e kthimit ne fushën e Latinës. Nëse Bari arrin të kualifikohet në këtë përballje, do të ndeshet me fituesin e çiftit Modena -Cezena, dhe fituesi i kësaj përballje ngjitet direkt në Serinë A.Sulmuesi Shqiptar, Edgar Cani shënoi golin e parë për Barin në takimin e sotëm kur ekipi tij ishte në disavantazh. Ndeshja u mbyll 2-2 ku Latina barazoi në minutat e fundit. Cani ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit të Barit dhe shihet nga drejtuesit si një sulmues me shumë vlera për këtë ekip.