Miqësorja, Shqipëria mund lehtësisht San Marinon
Kuqezinjtë e De Biazit luajtën sot me San Marinon ekip ky që mban vendit e fundit në rënditje të FIFA-s, atë të 207-in. Shqipëria ka fituar me rezultatin 3-0 me duke marë një rezultat përgjithësisht të mirë, pavarësisht nivelit të kundërsharit.Golat për Përfaqësuesen tonë u shënuan nga Mërgim Mavraj në minutën e 28' pas një krosimi nga e djathta. Goli i dytë ishte një super gol nga Armando Vajushi në minutën e 32' i cili pasi shmang një mbrojtës gjuan nga jashtë zone duke realizuar një gol vërtet të bukur. Për të vulosur takimin mendoi Emiliano Vila i cili realizon në të 73-ën.Kundërshtari ynë San Marino është ekipi më i dobët i planetit ku në 122 ndeshje ka shënuar 20 gola dhe pësuar 530. Ata nuk shënojnë asnjë fitore në historinë e tyre. Tani tekniku De Biazi ka një ide më të qartë lidhur me formën e futbollistëve të Kombëtares.
Goli i Vajushit:[youtube http://www.youtube.com/watch?v=RHuJklv4ev0?rel=0&w=640&h=360]Goli i Mavrajt:[youtube http://www.youtube.com/watch?v=gTPeW4XKHkA?list=UUfjyAXe1lNebpOltwOMTg7w&w=640&h=360]