"Godet" përsëri Skënderbeu, firmos me Elis Bakajn

Elis Bakaj është përforcimi tjetër në radhët e kuqebardhëve të Skënderbeut. Bakaj do të jetë një përforcim cilësor për përfaqësimin në Ligën e Kampioneve dhe më tej, në kampionat pasi lojtari firmosi një kontratë 1 vjeçare. Pas firmës me Sefën, Berishën, Osmanin, dhe Agboin, Elis Bakaj bëhet zyrtarisht një futbollist "Ujk Dëbore".Ish-futbollisti i Partizanit dhe Dinamos në Shqipëri ka arritur akordin e duhur me presidentin Ardian Takaj dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa në fazën përgatitore e cila do të zhvillohet në Austri si0dh e në sfidat e Championsit.Skënderbeu vazhdon të përforcojë ekipin. Në ditët e ardhshme priten edhe firmat e Kristi Vangjelit dhe Gerhard Prognit. Korçarët janë ekipi që do të na përafqësojë në Champions League, dhe duke parë afrimet që po bën presidenti Takaj, ecuria mund të jetë e gjatë.