Mançester Junajtid interesohet për Xhordi Alba

Trajneri i ri Mançester Junajtid, Luis Van Gal i cili aktualisht po punon me Kombëtaren e Hollandës për Botërorin e Brazilit, gjen kohë për të menduar dhe ndërtimin e ekipit të tij të ardhshëm.Trajneri hollandez, po mendon për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes pasi Patrik Evra i cili luan në atë krah tashmë është 33 vjeç dhe nuk garanton shumë për të ardhmen pavarësisht eksperiencës që ka.Ideja e parë e Van Gal për krahun e majtë të mbrojtjes është futbollisti i Southampton, Luke Show, por mesa duket tratativat me këtë futbollist kanë ngecur.Emri më i ri që po qarkullon në ambientet e klubit anglez është ai i mbrojtësit spanjoll të Barcelonës, Xhordi Alba. Futbollisti erdhi nga Valencia te Barcelona për shumën e 14 milion eurove dhe tani ai mund të transferohet në Mançester nëse palët bien dakord me njëra-tjetrën. Alba është një futbollist që pëlqehet shumë nga Van Gal dhe ai do të tentojë ta bindë mbrojtësin për ta patur në ekipin e tij.