Suarez: Jam gati, nuk mungojë në Botëror
Sulmuesi uruguaian Luis Suarez është shprehur se nuk ka asnjë mundësi që ai të mungojë në Botëror, për shkak të dëmtimit. Ylli i Liverpoolit u detyrua t'i nënshtrohej një operimi në miniskun e gjurit të majtë në fund të muajit të kaluar ishte në dyshim për pjesmarrjen e në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit që do të mbahet në Brazil."Emocionalisht, ndihem mirë. Fizikisht, kam qenë spektakolar. Nuk e ndiej presioni, nuk jam ndier keq sepse asnjëherë nuk e kam menduar se do të mungoj në Botëror. Këtë gjë nuk e kam menduar asnjëherë. Do të qaja për shkak të dëmtimit, por e dija se do të jem gati.", deklaroi ish futbollisti i Ajaxit për "The Guardian".Suarez nuk është I sigurt nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Uruguait ndaj Kosta Rikës në Fortaleza më 14 qershor."Nuk e di se si do të reagoj gjuri. Sot, do të thoja: po, mund të luaj. Ose: jo, preferoj të pres për ndeshjen e dytë ose të tretë", shtoi ai.Uruguai është pjesë e grupit D, ndërsa do të luajë më pas me Anglinë në Sao Paolo më 19 qershor, para se përballet me Italinë në Belo Horizonte më 24 qershor.