Çmimi i madh i Kanadasë. Triumfon Daniel Ricciardo

Thyhet hegjemonia Mercedes në çmimin e madh të Kanadasë. Pas 6 fitoreve në 6 gara të skuderisë Mercedes, është Daniel Ricciardo që triumfon në Kanada duke i dhënë Red Bullit suksesin e parë për këtë sezon. Në vendin e dyte u rendit Rosberg dhe pas tij Sebastian Vettel.

Para fillimit të këtij çmimi të madh ishte përshtypja se të vetmet që mund ti jepnin një shans makinave të tjera ishin dy Mercedezët pasi edhe gjatë provave dominimi i tyre ishte absolut, dhe pikërisht kjo gjë ndodhi. Dy makinat gjermane pas një strati dhe një pjese të parë të garës në ritme mjaft të larta, filluan të shfaqnin vështirësi në pjesën e dytë të garës. Problemet në sistemin Kers i detyruan të dy pilotët e Mercedes Hamilton dhe Rosberg të rrisnin ritmin për të ruajtur distancat, por kjo solli një tjetër problem në sistemin e frenimit të britanikut i cili e detyroi të tërhiqej nga gara. Nga problemet e skuderisë gjermane përfitoi më së miri Daniel Ricciardo. Australiani së bashku me Perez, Massën dhe Vettel ju afruan ndjeshëm kryesuesit të garës Rosberg.

Piloti debutues tek Red Bull dhuroi spektakël kur kishin mbetur edhe pak xhiro nga fundi. Në fiillim australiani mjaft i vendosur parakaloi Perez e më pas u lëshua në drejtim të Nico Rosberg të cilin e la prapa në vijë të drejtë duke i marr edhe vendin e parë dhe duke shkuar i sigurtë drejt fitores së parë të karrierës së tij në Formula Një.Në xhiron e fundit Sebastian Vettel falë aftësive të tij të mrekullueshme lë prapa kolumbianin Perez duke i marr vendin e trete por pikërisht pak sekonda pas parakalimit të gjermani ndodh edhe situata më e rrezikshme e garës. Felipe Massa nuk kontrollon një vendëshen e tij dhe godet gomës e pasme të makinës së Sergio Perez duke shkaktuar një aksident të frikshëm por që për fat rezultoi pa pasoja për shëndetin e të dy pilotëve.Vazhdojnë problemet tek Ferrari me Alonson që u pozicionua në vendin e 6-të ndërsa Raikkonen e mbylli garën i 10-ti.

Çmimi i madh i radhës do të zhvillohet pas dy javësh në Austri.