Rezoluta çame, Tahiri kërkon mbështetjen e deputetëve

Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri ka kërkuar mbështetjen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame.Në një prononcim për mediat, Tahiri ka falenderuar Presidentin Bujar Nishani për mbështetjen që i ka dhënë kësaj rezolute.“Në parlament për atë rezolutë jemi. Dua të falenderoj kryetaren e Kuvendit që më dha fjalën dhe të gjithë të tjerët që kanë kotribuar. U kërkova mbështetje gjithë deputetetë dhe mendoj që do të jenë edhe ata pjesë e votimit. Falenderoj Presidentin Bujar Nishani për mbështetjen që i dha Rezolutës Çame pasi ka treguar një qëndrim dinjitoz" theksoi Tahiri.Sipas tij rezoluta ka marrë pritje pozitive dhe mbështetje ndërsa theksoi se ende nuk ka marrë ndonjë prononcim nga ana e opozitës për këtë çështje."Unë e shikoj situatën të ngrohtë nga të gjitha palët. Kemi një Kryeministër që e ka kërkuar çështjen çame që në ‘91. Nuk kërrohet asgjë më tepër se ato që u takon çamëve në këtë rezolutë. Nuk kanë dhënë asnjë pronocim prandaj nuk mund të them ç’mendim ka opozita. Kjo do të ishte e turpshme për këdo që do të votonte kundër”, u shpreh Tahiri.