Arsene Wenger kërkon Casillas

Trajneri i Arsenalit, Arsene Venger nuk dëshiron të humbasë rastin për të bindur portierin e Real Madridit, Iker Casillas që të transferohet në Emirates, gjatë merkatos së verës. E përditshmja sportive madrilene AS ka njoftuar se Venger kërkon Casillasin pasi aktualisht ka mbetur vetëm me polakun Shezni si portierin e vetëm në dispozicion pas largimit të Lukasz Fabianskit i cili iu bashkua Suonsit dhe Emiliano Vivianos që u rikthye te Palermo pas skadimit të periudhës së huazimit.

Arsenali me Vengerin e karikuar pas rinovimit të kontratës besojnë se mund të bindin Casillasin që përfundimisht të largohet nga Santiago Bernabeu për të vazhduar karrierën në Emirates. Casillas e mbylli sezonin me triumfin në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit por nuk u aktivizua si titullar në ndeshjet e La Ligës nga trajneri Carlo Ancelotti.E ardhmja e Lopez është një faktor I rëndësishëm për Kasijas. Gardiani i kombëtare spanjolle ka nënshkruar kontratën që nga viti 2008. Klauzola e blerjes së kasijas është rreth 180 milionë euro,një shifër e papërballueshme nga asnjë skuadër. Venger do të bëjë përpjekjet e tij për të nënshkruar më Kasijas, ndërsa alternative mund të jetë Piter Çeh nga Chelsea.