Liverpooli shumë pranë Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri shumë shpejt mund të kalojë nga e kuqja e Bajernit të Mynihut tek e kuqja e Liverpoolit. Kosovari ka shprehur pa kënaqësi për mënyrën se si minutazhin i tij në fushën e lojës është administruar nga trajneri Guardiola. 22 vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira këtë sezon tek bavarezët dhe me gjithë se nuk dëshiron të largohet nga Mynihu ndjehet i detyruar pasi është në një moment të karrierës së tij ku vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Klubi anglez ka kohë që është interesuar për djaloshin nga Gjilani dhe më parë u raportua se Liverpooli kish bërë gati edhe ofertën e parë prej 18 milion eurosh për ta bindur klubin gjerman të heqë dorë nga Shaqiri.

Sot raportohet nga mediat angleze se klubi 5 herë fitues i Ligës së Kampionëve është shumë pranë firmës me futbollistin e kombëtares së Ottmar Hitzfeld, madje edhe mediat zvicerane e konfirmojnë diçka të tillë. Në këtë mënyrë shumë shpejt Xherdan Shaqiri mund të jetë ojesë e një tjetër klubi legjendar siç është ai i Liverpoolit.Për numrin 11 të Bajernit ka shfaqur më parë interes edhe Manchester United por dëshira e kosovarit për të luajtur sezonin e ardhshëm në Champions ka bërë që 22 vjeçari të jetë më i joshur nga një kalim tek skuadra e Brendan Rodgers.

Një tjetër objektiv i klubi anglez vazhdon të jetë Adam Lallana i Southamptoni. Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri irlandezo-verior dhe Liverpooli ka kohë që është vënë në gjurmët e tij.

Një tjetër emër që u bë sot i ditur si një përforcim i mundshëm i të kuqve është ai i Alessio Cercit. Italiani është në listën e dëshirave të shumë klubeve europiane pas sezonit fantastik që kaloi me Torinon. Më parë për 26 vjeçarin janë interesuar edhe Milani e Roma.