Del Bosque : E padrejtë që biseda ime me Piquen u bë publike
Para dy ditësh gjatë një bisede mes Gerard Pique dhe trajnerit të Spanjës Del Bosque përpara fillimit të konferencës për shtyp kur mendohej se mikrofonat ishin të fikur mbrojtësi i Barcelonës i tha teknikut se tashmë Cesc Fabregas nuk është më një lojtar i katalanasve duke e bërë fakt të kryer largimin e numrit 4 të skuadrës blaugrana. Këtij momenti i është rikthyer trajneri kampion i botës në fuqi Del Bosque.
“ Mendoj se ishte e pa drejtë që biseda jonë u bë publike. Besoj se diçka e tillë nuk duhet të ndodhte.”-theksoi 63 vjeçari
Më tej tekniku spanjoll foli për gjendjen e skuadrës së tij kur jemi në prag të kampionatit botëror“ Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si lojtarët janë stërvitur, sjellja e tyre ka qënë fantastike. Gjëndja fizike e futbollistëve është e shkëlqyer dhe kjo më bën të ndihem i qetë.”-u shpreh ish-trajneri i realit të Madridit
Në fund strategu nga Salamanca foli edhe për disa lojtarë në veçanti“ Diego Costa po stërvitet me grupin, do të shohim më tej gjendjen e tij fizike parapara takimit të parë, përsa i përket Koke-s mund t’iu them se djaloshi ka shanse të jetë titullar. Ndërsa për Fabregas nuk më takon mua të jap një opinion rreth së ardhmes së tij. Unë e shoh si lojtar të kombëtares spanjolle dhe për mua e rëndësishme është se Cesc po stërvitet në mënyrë të mrekullueshme. Është shumë i domosdoshëm për ne.”-përfundoi trajneri i kombëtares iberike Vicente Del Bosque.
Spanja do të debutoj në këtë botëror përballë Holandës më 13 qershor.