Revolucioni në sulm te Juve, ikën edhe Llorente

Pas interesit për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata dhe me marrëveshjes me yllin e Barcelonës, Alexis Sanchez, Juventus vazhdon të jetë në kontakte edhe me Didier Drogban.Kjo ka sjell qe Fernando Llorente të nxirret në shitje, gjatë këtij merkatos së verës. Llorente shkëlqeu duke shënuar 16 gola në sezonin e tij të parë në Serie A pas transferimit nga Athletic Bilbao. Nevoja kampionëve të Italisë për disa sulmues is Morata dhe Sanchez ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e Llorentes në Torino.Sulmuesi spanjoll spekulohet se kërkohet nga trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique, madje është përmendur edhe si opsion që mund të përfshihet në marrëveshjen mes klubeve për transferimin e Sanchezit në Juventus. Në fakt, sipas La Stampa, i vetmi sulmues i Juventusit i konfirmuar për sezonin e ri është Carlos Tevez.

Didier drogba ndërkohë vazhdon të bëjë paraqitje të mira me kombëtaren e tij duke shënuar edhe gol. Ai ka qenë protagonist në fitoren e ndeshjes miqësore ndaj El Salvador. Përveç golit ai dhuroi një assist për Zhervinjon. Zonja e vjetër është prej kohësh e interesuar për lojtarin e Bregut të Fildisht I cili kërkon 2.5 milionë euro në sezon.Ngelet të shohim se cilat do të jenë zgjedhjet e Kontes për sezonin e ardhshëm por me shumë mundësi Jorente mund të largohet së bashku me Kuljarelën, Vucinic apo edhe Xhovinkon.