Spanja, 720 mijë euro premio për lojtar, nëse triumfojnë në Botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2014, 18:36
Plot 720 mijë euro për lojtar, ofron Federata Spanjolle e futbollit nëse Spanja do të mbrojë titullin botëror në Brazil. 120 mijë euro më shumë nga sa morën 4 vite më parë për triumfin në botërorin e Afrikës së Jugut.Shpërblimet e përcaktuara nga Spanja janë më të lartat në këtë botëror. Një Kombëtare tjetër e fuqishme si Gjermania, ofron vetëm 300 mijë euro për lojtar në rast triumfi. Një shumë e vogël në krahësim me atë të Spanjës.Kjo është dhe çështja e ditës në shtetin e Spanjës pasi kjo premio është konsideruar shumë e madhe nga mediat spanjolle, dhe shumë prej tyre nuk janë dakort me Federatën. Por vendimi është marë tashmë.