Barcelona mbyll gjithçka me mbrojtësin e PSG-së Marquinho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2014, 21:44
Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos do të jetë përforcimi i ri i Barcelonës. Braziliani ka arritur akordin me katalanasit dhe tashmë është shumë afër kalimit në "Camp Nou".Mbrojtësi i ri brazilian do të largohet nga Parisi pas ardhjes së David Luizit nga Chelsea. Mirëpo, ai do të bëjë një hap edhe më të madh në karrierën e tij duke iu bashkuar gjigandit katalanas. Mbetet vetëm për t'u hedhur firma mbi kontratë dhe Marquinhos do të vihet shumë shpejt nën urdhërat e trajnerit Enrike.Marquinho shihet si pasardhësi ideal i legjendës Carles Puyol, i cili u largua nga futbolli pas përfundimit të sezonit. Ai është vetëm 21 vjeç dhe drejtuesit e Barcelonës besojnë shumë tek ky futbollist.