Inter po mendon për Dani Osvaldo
Ekipi i Interit i është rikthyer përsëri pistes Osvaldo. Trajneri Mazzari kërkon me ngulm një sulmues në ekip dhe drejtuesit tashmë kanë hedhur sytë nga italiani Osvaldo në rast se nuk arrihet te Fernando Torres. Lojtari i cili nga janari deri në fund të sezonit ishte i huazuar tek Juventusi nuk mundi dot të tregojë vlerat e tij tek ky ekip, edhe për shkak të konkurencës. Tani janë zikaltërit e Interit që e kërkojnë sulmuesin në huazimin, por Southempton ka vene nje kusht. Ata japin atë në huazim me të drejte blerje për shumën e 17 milion eurove.Fjala e fundit i takon drejtuesve të Interit të cilët do të tentojnë pas Botërorit, sulmuesin, Fernando Torres, dhe nëse nuk arrijnë tek spanjolli, atëherë me shumë mundësi, Osvaldo të të jetë një lojtar i zikaltërve.