Aleks prezantohet te Milani: Rikthehemi në Champions
Ish mbrojtësi brazilian PSG-së, Aleks, ndodhet prej paradites së sotme në Milano për të kryer vizitatat mjeksore tek ekipi i Milanit. I shoqëruar nga agjenti i tij, Kia Joorabchian dhe administaratori i Milanit, Galliani, ka arritur marveshjen me kuqezinjtë dhe nga sezoni tjetër ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Inzagi.Mbrojtësi vjen te Milani me parametra zero pas dy sezoneve të suksesshme në Franë me PSG dhe do të firmosë një kontratë dyvjeçare. Aleks ka pozuar me shallin e Milanit duke thënë dhe fjalët e tij të para si kuqezi."Jam shumë i emocionuar që munda të vesh fanelën e Milanit, dhe jam gati të tregoj veten time tek ky klub. Këtu është gjithçka shumë e organizuar dhe perfekte. Do të provojmë të kthejmë Milanin atje ku i takon. Më vjen keq që nuk do të luajmë në Champions këtë vit por do t'ia arrijmë vitin tjetër. " -deklaroi Aleks.