Sanchez te Juventusi, por nëse Barcelona mer Agueron
Sipas mediave italiane, ekipi i Juventusit, ka vetëm një mënyrë për të arritur tek sulmuesi i Barcelonës Alekis Sanchez. Sipas tyre, nëse Barcelona afron në ekip sulmuesin argjentinas, Serxho Aguero, vetëm atëherë ata do të lenë të lirë Sanchezin që të futet në bisedime me bardhezinjtë. Alekis Sanchez është një dëshirë e vjetër e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte dhe drejtuesit do të përpiqen me çdo kusht për t'ia realizuar atij këtë dëshirë. Juventus duhet të presë kalimin e Agueros te katalanasit për të nisur tratativat me lojtarin. Serxho Aguero ka deklaruar para disa ditësh që do t'i pëlqente një kalim te Barcelona. Edhe trajneri i katalanasve, Enrike iu ka kërkuar drejtuesve që ta afrojnë në ekip sulmuesin e Mançester Sitit. Ai aktualisht është i zënë me Kombëtaren për Botërorin e Brazilit, dhe sapo të mbarojë ky kompeticion, Barcelona do të përpiqet të bëjë për vete këtë futbollist. Këto tratativa do t'i ndjekë me kujdes edhe Juventusi i cili do të përfitojë Sanxhezin nëse realizohet me sukses ky operacion.