Vlorë, zbulohen dy parcela me kanabis, asgjesohen 200 rrënjë narkotike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2014, 09:51
Vlorë- Aksion i gjerë antidrogë në qarkun e Vlorës, ku policia ka ndërmarrë disa operacione, gjatë të cilëve janë zbuluar 9 parcela me bimë narkotike, dhe janë prerë rreth 1 mijë rrënjë kanabis me lartësi mbi një metër.Antidroga ka qenë në fshatrat Kotë, Vajzë dhe Luginat e Lapardhasë. Bima ishte e kultivuar në parcela publike mes bimësive të egra dhe shumë larg zonave të banuara, për t’iu fshehur syve të kureshtarëve. Në aksion janë anagzhuar dhjetëra forca policie, të cilët janë monitoruar edhe nga grupi ynë i xhirimit në Vlorë.