Lezhë, pasi "marrin" makinën Shehajt, tregtarët "ngujohen" në treg: Jo taksë mbi taksë
Lezhë- Mbetet e tensionuar situata në qytetin e Lezhës.Pas bllokimit të makinës së Drejtoreshës së Tatimeve Briseida Shehaj ditën e djeshme, mbi 100 tregtarë kanë thyer portën hyrëse të tregut dhe kanë kaluar natën pranë tezgave të tyre.Ata kundërshtojnë regjistrimin e tyre si biznes tek Tatimet pasi thonë se i paguajnë taksën bashkisë, gjithashtu kanë një sërë taksash të tjera që duhet të paguajnë dhe janë të papërballueshme për aktivitetin që ata ushtrojnë.Gjatë gjithë natës por as sot paradite tregtarët nuk pranojnë të largohen deri në gjetjen e një zgjidhje për ta që do tu mundesonte zhvillimin e aktivitetit normal të tyre me të cilin sigurojnë të ardhura për familjen. Ndërkohë policia nuk lejon hapjen e tezgave.Indinjata e tregtarëve: I këputsha duart e mia që dhashë votën“Do vdesim këtu taksë mbi taksë nuk kam ku ti marr. I bie të paguajmë 1.8 milionë lekë të vjetra në vit taksa. Janë të papërballueshme” thotë një tregtare.Një tjetër thotë se me aktivitetin në treg nxjerr pak të ardhura me të cilat ushqen familjen, dhe këto taksa janë të papërballueshme. Madje shprehen të indinjuar edhe nga deputetët e PD-së.“ I kemi dhënë votën. Të vijnë të paraqiten të na ndihmojnë.” Unë jam zhgënjyer prej votës që I kam dhënë. I këputsha duart e mia” thotë e indinjuar një tjetër tregtare e cila tregon se ka 6 pjesëtarë të familjes për të ushqyer.Policia na rrahu se bllokuam makinën e Shehajt“Drejtoresha e Tatimeve s’na dha asnjë përgjigje. I mbajtëm makinën, policia e shtetit mori urdhër dhe gratë ia kanë thyer krahët se mbajtën makinë.” Thotë një tregtare e cila tregon dhe shenjat mavijosjes në krahë.Debate dhe në Këshillin Bashkiak Prej tre ditësh vijojnë protesta dhe tensionet në këtë qytet. Mbyllja e tregut të lirë të qytetit të Lezhës nga tatimorët duke hedhur në protestë 350 tregtarëve ka sjellë debatë të forta në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak në këtë qytet.I ashpër ka qenë në qëndrimin e tij nënkryetari demokrat i këshillit Tonin Uldedaj, i cili ju ka tërhequr vëmendjen keshilltarëve të majtë të cilët nuk po ju përgjigjen kërkesavë të këtyre tregtarëve.Tregtarët kërkojnë që tatimet të mos veprojnë në menyrë radikale duke bërë mbylljen e menjëhershme të tregut,por ti lejojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe të vijohet me diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje.Burime nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Lezhë kanë bërë të ditur se këta tregtarë janë informale dhe deri më tani kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.Gjatë ditës së djeshme situate agravoi në tensioned he përplasje mes policisë, punonjësve të tatimeve dhe tregëtarëve, kur këta të fundit u lëshuan në drejtorinë e tatimeve të Lezhës për tu takuar me Drejtorin.Po kështu tregtarët e Lezhës bllokuan makinën e Drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj, në momentin kur ajo kishte mbërritur në këtë qytet për të negociuar me ta për zgjidhjen e problemit të regjistrimit të biznesit.Mësohet se në momentin kur ajo ka dalë nga dera e Bashkisë tregtarët i janë vërsulur duke e detyruar të hyjë sërish brenda ndërtesës.