LGBT: Të dëmshpërblehen edhe homoseksualët e dënuar nga Hoxha
Tiranë – Homoseksualët që kanë vuajtur në burgjet e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës duhet të dëmshpërblehen ashtu si dhe ish-të përndjekurit e tjerë politikë.Është Ambasada PINK në Shqipëri që i ka propozuar Ministrisë së Mirëqenies Sociale që të përfshijë edhe ish-të dënuarit politikë homoseksualë në projektligjin për dëmshpërblimin që do t’i dërgohet Kuvendit.Ambasada Pink e argumenton kërkesën e saj kështu:“Ndërkohë që ky projektligj, është i lavdërueshëm pasi është konsultuar gjerësisht me vetë ish të përndjekurit politikë në Shqipëri, ai le jashtë ish-të përndjekurit politikë që janë dënuar nga regjimi komunist për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.Personat LGBT kanë vuajtur gjatë rregjimit komunist shtypjen, që ashtu si të dënuarve të tjerë politikë u rezervonte edhe trajtimin më të ashpër.Historitë e personave LGBT të dënuar dhe shtypur nga rregjimi komunist meritojnë të dëgjohen, njihen dhe viktimat e saj duhet të respektohen, mbrohen dhe njihen nga shteti shqiptar.Ambasada Pink vlerëson se ky është një moment shumë i përshtatshëm që Ministria e Mirëqenies duhet të bëjë një hulumtim për personat e dënuar nga regjimi komunist për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor.Rishikimi i projektligjit në këtë aspekt,”- thekson Ambasada Pink, - “do të vendoste drejtësi për ata njerëz që paguan më rëndë se kush do tjetër të drejtën për të dashuruar një person të gjinisë së njëjtë.”ar.sh/Oranews.tv