Crown Agents: Në 7 javë, 350 raste të shmangies së detyrimit doganor
Crown Agents informoi sot se “gjatë shtatë javëve të para të punës në terren, skuadrat operative identifikuan më shumë se 350 raste të shmangies nga detyrimet doganore ose thënë ndryshe, mbi 50 raste në javë”. Deklarata u bë nga Drejtori i Programit David Smith, gjatë takimit me palët e Interesit.Takimi i cili u drejtua nga David Smith, Drejtor Programi ishin të pranishëm Zv/Ministri i Financave, Ervin Mete, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, si edhe përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë Delegacionin e Bashkimit Evropian, OSBE-në dhe PAMECA-n.Gjatë takimit Crown Agents raportoi mbi ecurinë e tre muajve të parë të punës, sipas kontratës me qeverinë shqiptare, përfshirë edhe lançimin e skuadrave operative në mars 2014. Smith informoi të pranishmit se “puna në terren gjatë muajit maj rezultoi në zbulimin e një numri të përafërt shkeljesh por me vlerë më të madhe monetare; kjo për shkak të mirinformimit të skuadrave dhe përmirësimit të metodave të përzgjedhjes.”Gjithashtu Crown Agents ritheksoi “përkushtimin për të asistuar Doganat në rritjen e qëndrueshme të mbledhjes së të ardhurave, si edhe në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit. Kjo do të shihet edhe gjatë disa aktiviteteve dhe fushatave publike në javët në vijim”.Qeveria: Ndërgjegjësim bizneseve për respektim të legjislacionit fiskalPërfaqësuesit e qeverisë shprehën mbështetjen e tyre të fortë për punën që po bëhet dhe theksuan “domosdoshmërinë e rritjes së ndërgjegjësimit të bizneseve për të respektuar legjislacionin fiskal”. Drejtorja e Përgjithshme e Doganave nënvizoi “bashkëpunimin e shkëlqyer mes Crown Agents dhe drejtuesve të lartë të Doganave Shqiptare”Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare e mirëpritën fuqimisht raportin e përgatitur nga Crown Agents, si një mënyrë për të promovuar transparencë dhe një ndihmesë në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit mes palëve të interesuara.