Hollande, dy darka veç e veç me Obamën dhe Putin

Presidenti francez Francois Hollande, është detyruar të organizojë dy darka zyrtare të ndara, një për presidentin Obama dhe një për homologun e tij rus, Vladimir Putin.Sipas zyrës së shtypit të Elizesë, takimet janë programuar të ndara, me qëllim për të shmangur një takim drejtpërdrejtë mes dy liderve, të cilët gjenden të dy në Francë, të ftuar nga Hollande, për të marrë pjesë në ditën përkujtimore në Normandi. Fillimisht Hollande darkoi me presidentin amerikan Obama, në një restorant tipik parizien, në rrugën e famshme, Champs-Elysees. Pas darkës, dy liderve iu bashkua edhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.Pas kësaj presidenti francez, iu drejtua pallatit Elysee, për të darkuar për herë të dytë me homologun rus, Putin, ku sipas mediave vendase, në fokus ka qënë kryesisht situata në lindje të Ukrainës.Sipas diplomatëve ndërkombëtarë, me festimet e ditës D, presidenti Hollande po tenton të organizojë edhe një takim historik mes presidentit Putin dhe presidentit të sapo-zgjedhur të UKrainës, Petro Poroshenko. Gjithsesi gjithcka mbetet për tu parë.E ndërkaq, ndonëse gjenden në të njëjtin qytet dhe do të marrin pjesë në të njëjtin aktivitet, homologët rus e amerikan, nuk do të zhvillojnë asnjë takim kokë më kokë me njëri-tjetrin. Madje Shtëpia e Bardhë, ka bërë të ditur se Obama do ta shmangë sa të mundet presidentin Putin./nzh/oranews online/