Majlind Lazimi: Progres-raporti, vlerë e shtuar për vendet skeptike

Zv.ministri i Integrimit Majlind Lazimi e ka quajtur progres-raportin për Shqipërinë “si një vlerë të shtuar për ato vende që deri në dhjetor ishin skeptike”. Deklarta e tij u bë në “Ora intervistë” me gazetarin Drini Zeqo.“Puna që i ishte lënë si detyre qeverisë shqiptare është kryer. Tani presim që ky raport kaq pozitiv i Komisionit Europian t’i jepen fjalët e duhura dhe besojmë që kemi optimizëm e nevojshëm për të besuar se është vlerë e shtuar për të bindur ato vende që ishin skeptike deri në muajin dhjetor”, u shpreh LazimiLazimi e konsideroi këtë progres raport si një skanim të punës së qeverisë në këto 6 muaj.“Progres raporti është kërkuar nga vendet anëtare dhe kanë kërkuar që të shohin performancën e qeverisë shqiptare nga dhjetori në qershor. Kështu që në vetvetë raporti është një sintezë, një skanim i qeverisë shqiptare në këto 6 muaj kryesisht në 3 drejtime kryesore. Raporti kishtë një nuancë shumë më pozitive nga dhjetori", tha Lazimi.Lazimi u shpreh mesazhi i Fyles ishte që “çështje të brendshme nuk duhet të politizohen për të sjellë efekte negative për imazhin e Shqipërisë për marrjen e statusit”.Majlind Lazimi: Sfidat e integrimit edhe pas qershorit“Këto reforma janë vetëm në fillimet e tyre. Jemi në zanafillën e luftës kundër korrupsionit. Do të kemi dritë ndaj këtyre rasteve. Është e rëndësishme që lufta kundër korrupsionit nuk do të mbyllet ne qershor. Sfidat e integrimit do të jenë do vazhdojnë të jenë sfida të ardhshme edhe pas qershorit. Ne jemi të qetë sepse arritëm të dëshmojmë para komisoinit se ajo që është në dorën tonë është bërë plotësisht”Lazimi: Integrimi, jo meritë e njërës palë politike apo tjetrës“Klasa politike duhet të dëshmojnë pjekurinë. Integrimi Europian nuk duhet parë si meritë e njërës klasë poltike apo triumfi i palës tjetër. Çdo proces integruese ndërtohet mbi trashëgimin dhe ne e themi se kemi pasur trashëgimi pozitive, por ka pasur edhe oshilacione. Por politika ka treguar se kompromisi përsa i përket integrimit europian është parësore dhe është në të mirën tonë, çdo dëmtim i saj është një dëm dhe kosto për Shqipërinë”.I pyetur se pas marrjes së statusit sa kohë do i duhet Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, zv/ministri i Integrimit u përgjigj kështu:"E vërteta është se do na duhet e njëjta kohë që u desh edhe për Kroacinë 10 vjet, nëse standardet do jenë të njëjta, nëse nuk shtohen filtrat"