Shkodër, sezoni turistik, tatimet kalojnë në "sitë" bizneset

Shkodër-650 subjekte të reja janë liçensuar në rrethin e Shkodres në 5 muajt e fundit nga drejtoria e tatimeve. Me nisjen e sezonit, fokus kryesor do të jenë pikat turistike, në të cilat përqëndrohet edhe aktiviteti kryesor ekonomik. Drejtori i tatimeve në Shkoder Hysen Hysaj thotë se vetëm për plazhin e Velipojës janë 4 zona të ndara të cilat do të kontrollen sistematikisht nga inspektorët e hetimit tatimor.“Ne po operojmë në Velipojë kemi filluar që ditën e hënë, për evidentimin e të gjitha bizneseve që ushtrojnë aktivitet sezonal në komunën Velipojë. Njëkohëshisht po bëhet e mundur që të përmbushim të gjitha kërkesat që kanë ata në mënyrë që problemet që shfaqin ata përsa i përket plotësimit të dokumentacionit tu vimë në ndihmë që në kohë record të kryejmë detyrat tona funksionale”, tha HysajKontrollet do të prekin edhe zonat e tjera turistike, si ato bregdetare dhe ato malore. Drejtuesit e tatimeve këtë vit do të kalojnë në sitë edhe biznesin e vogël, pasi me ndryshimet ligjore ato ju janë hequr njësive vendore.“Realisht ka pasur vështirësi përsa i përket licensimit të këtyre subjekteve në bashkëpunim me komunënë e Velipojës është bërë një punë e mirë, duhet të falenderoj kryetarin e komunës, por edhe në bashkëpunim me prefekturën për të çuar në Velipojë QKR-në më mënyrë që subjektet mos humbin kohën të vijnë në Shkodër për të bërë regjistrimin në QKR. Gjithashtu pranë komunës Velipojë kemi instaluar 2 inspektorë të shërbimit ndaj tatimpaguesve në mënyrë që t’i japin informacionin e duhur gjithë subjekteve përsa i përket në mënyrë që ata të përmbushin detyrimet e tyre”, tha Hysaj.Aktualisht në plazhin e Velipojës numërohen 550 biznese, përfshirë edhe hotelerite. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se një pjesë e këtyre subjekteve i janë shmangur tatimeve, duke krijuar evazion fiskal dhe duke sjellë humbje të mëdha në buxhetin e shtetit.