SHBA, të shtëna në një universitet, 1 i vdekur. Studenti shmang tragjedinë

SHBA- Një tjetër ngjarje e rëndë shënohet në universitetet amerikane. Një person ka hapur zjarr në kampusin e universitetit të Seattle, duke vrarë një person e duke plagosur rëndë 3 të tjerë.Sipas burimeve, personi i cili ka humbur jetën në spital është rreth 20 vjeç, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë për jetën.Policia arrestoi një 26-vjeçar si të dyshuarin kryesor të ngjarjes, i cili ka qenë i armatosur dhe deri më tani dyshohet se ka vepruar i vetëm.Sipas autoriteteve zyrtare, ndërhyrja e një studenti të ndihmuar më pas edhe nga disa të tjerë, ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie më të madhe.26-vjeçari i armatosur me një shotgun dhe me një pistoletë, ka ecur në kampusin e universitetit dhe papritur ka hapur zjarr mbi studentët.Gjatë një konference, përfaqësuesi i policisë Paul McDonagh u shpreh se veprimet e studentit dhe të tjerëve parandaluan një tragjedi më të madhe.Ende nuk dihet shkaqet që çuan 26-vjeçarin drejt kësaj ngjarje, policia po vijon hetimet.