EKSKLUZIVE/ Lezhë, tregtarët “i marrin” makinën Drejtoreshës së Tatimeve, Shehajt

Lezhe- Tregtarët e Lezhës kanë bllokuar sot paradite makinën e Drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj, në momentin kur ajo kishte mbërritur në këtë qytet për të negociuar me ta për zgjidhjen e problemit të regjistrimit të biznesit.Ndërsa drejtoresha Briseida Shehaj ishte futur në bashki, dhjetëra tregtarë të revoltuar kanë rrethuar makinën e saj dhe nuk kanë lënë të dalë jashtë shoferin prej rreth 30 minutash.Pamjet që disponon Ora News janë filmuar me një kamera amatore.Mësohet se në momentin kur ajo ka dalë nga dera e Bashkisë tregtarët i janë vërsulur duke e detyruar të hyjë sërish brenda ndërtesës.Duke parë agarvimin e situatës janë njoftuar forca të shumta policie të cilët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit por këta të fundit sërish nuk janë bindur policisë.Turma e protestuesve ka qëndruar gjatë gjithë kohës aty, dhe drejtoresha e Tatimeve është detyruar të dalë nga pjesa e pasme e bashkisë në anë të prefektures, pasi e ka patur të pamundur përballjen me tregtarët.Pas këtij momenti tregtarët e irrituar kanë vërshur nëpër rrugët e qytetit të Lezhës, duke shkuar tek tregu dhe kanë thyrë portën hyrëse të tijë duke u ngujuar brenda.Ata po qëndrojnë aty që prej orëve të drekës dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës, deri sa problemi i tyre të marrrë zgjidhje. Rreth orës 22:00 ata janë vizituar nga deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi, i cili  e ka quajtur këtë një situatë të papranueshme.Mhill Fufi: Kjo është një situatë e papranueshme, qeveria ka hedhur 400 tregtarë në rrugë. Ne jemi në mbështetje të tyre dhe nuk do të ndalimi, pasi kjo qeveri duhet larguar sa më parë.Pas aktëve të dhunës të ushtruar policia bëri të ditur se ka arrestuar dy protestues Pashk Haxhia 45-vjeç dhe Prend Pepa 50-vjeç që të dy tregtarë në tregun e lirë të qytetit të Lezhës.