Ndarja administrative-territoriale, vendimmarrje edhe nga Shoqëria Civile

Fier-Në përcaktimin e ndarjes së re territoriale të Shqipërisë për dy variantet e propozuara me 39 dhe 47 bashki do të ketë një vendimmarrje dhe nga shoqëria civile. Një takim i tillë konsultiv është mbajtur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Qëllimi i këtij takimi është konsultimi i dy varianteve të propozuara nga komisioni i posaçëm parlamentar për të marrë mendime dhe sygjerime për ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit. Klodita Tavani, nën cilësinë e drejtueses së projektit gjatë prezantimit të qëllimit të reformes tregoj së shpenzimet në rang vendi me njesitë vendore aktuale janë 37% për pagat e punonjësve dhe vetëm 27% për investime, duke treguar rëndësinë e zbatimit tëreformes së re.“Do bëjmë një prezantim të procesit deri tani për të arritur në këto variante se si do të jetë ndarja e re administrative territorial të cialt iu paraqitën komisionit dhe komisioni miratoi 2 variante. Janë hartuar bazuar në shumë studime dhe analiza dhe rezultatet që kanë dalë nga këto analiza. Çdo sugjerim nga ana juaj do merret dhe do përcillet me pikmëri. Kjo reformë synon rritjen e kapaciteteve të administrës publike si dhe forcimin e strukturave komunitare që ekzistojnë”, u shpreh Tavani.Prezantimi i këtij procesi mbështetet dhe nga donatoret nderkombetar që dy variantet e propozura me 39 dhe 47 Bashki, t’i nënshtrohen konsultimit të gjerë me përfaqësuesit e qeverisjes vendore, shoqërise civile, biznesit si dhe komuniteteve lokale.