Liderët botërorë në Francë, shpresë për zbutje të tensioneve në Ukrainë

Kriza në UKrainë ka qënë përgjatë gjithë kësaj jave në fokus të axhendës ndërkombëtare. Një ditë më parë, pas përfundimit të samitit të G7 në Bruksel, kryeministri britanik David Cameron zhvilloi një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Paris, ku i përcoi të gjitha mesazhet e qarta dhe vendimet përfundimtare të bisedimeve mes liderve të 7 vendeve më të industralizuara të botës."Situata sot është e papranueshme dhe nevojiten ndryshime të menjëhershme. Ne kemi nevojë që Rusia të pranojë gabimet dhe të takohet me presidentin e ri të Ukrainës. Ne kemi nevojë që situata në terren të qetësohet, ti jepet fund sulmeve të armatosura, ne kemi nevojë për lëvizje" tha Cameron në bisedën e tij kokë më kokë me presidentin rus. Ndërsa nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një takim në Berlin me presidentin ukrainas Petro Poroshenko. Edhe një herë Merkel konfirmoi se intergriteti territorial i Ukrainës duhet të mbrohet ndërsa Poroshenko falënderoi Gjermaninë dhe të gjithë Bashkimin Europian për mbështetjen në këtë krizë me Rusinë. Ky takim i rëndësishëm vjen vetëm 1 ditë përpara se Poroshenko të betohet si presidenti i ri i Ukrainës."Të gjitha mundësitë duhet të jenë të hapura. Ekzistojnë të gjitha mundësitë për një program të ri paqeje mes UKrainës dhe  Rusisë, një program i cili duhet fillimisht të implementohet në terren në lindje të Ukrainës" tha Poroshenko në një konferencë për shtyp menjëherë pas takimit me Merkel.Një ditë më parë, në përfundim të samitit të G7 në Bruksel, liderët ranë dakord në implementimin e sanskioneve të reja ndaj Rusisë. Udhëheqesit e G7-s shprehën mbështetjen e plotë për Poroshenkon, ndërkohë që mbrojtën të drejtën kushtetuese të Kievit për të kthyer rendin ne lindje të vendit. Ata i bënë thirrje Rusisë që të mos ndërhyjë në Ukrainë dhe të ulë tensionet, në të kundërt do të përballet me pasoja. Rusia u përjashtu për herë të parë në 16 vitet e fundit nga samitet ndërkombëtare, duke e shndërruar samitin e G8 në samitin e G7.