Durrës, ndryshim fytyrës së Currilave, 2 mln euro për ekosistemin

Zona e plazhit të currilave do të rehabilitohet dhe do të shndërrohet në një park të gjelbëruar, ambient shplodhës për qytetarët, me stola dhe ndriçim. 2 milionë dollar është fondi i dhënë nga ministria e Mjedisit për të sistemuar këtë zonë bregdetare të durrësit. Rëndësi të veçantë do t’i jepet gjelbërimit dhe mbrojtjes së ekosistemit tha ministri i Mjedisit koka gjatë prezantimit të projektit.“Jemi të gjithë në dieni ku erozioni dhe dekradimi i tokave, në Shqiopëri ka ka marrë dimensione të larta dhe këto janë ndryshimet klimaterike, biodiversitetit. Janë fusha të rëndësishme ku Ministria e Mjedisit është shumë e fokusuar. Përsa i përket biodiveristetit do ju thoja që një nga nismat e saj të Ministrisë së Mjedisit është mbjellja në këtë 4-vjeçar per rreth 10 milionë fidanë, ku kjo është e barabartë me 5 mije hektarë pyllëzim. Po flasim që të mbjellësh 5 mijë hektare dhe mos të dëmtosh as 100 hektarë do të thotë që të kërkojmë të çdëmtojmë atë çka ka ndodhur ndër vite”, tha ministri i Mjedisit Lefter KokaNë shkallë vendi pritet të konkretizohen edhe 8 projekte te tjera per mjedisin