Reforma në drejtësi, Halimi: Do marrim pjesë, por të monitorohet nga BE

Eduard Halimi ka deklaruar se “opozita do të marrë pjesë në reformën për drejtësinë kur ajo të fillojë, por me kusht që kjo reformë të monitorohet nga BE”. Këtë deklaratë ish-ministri i Drejtësisë e ka thënë në intervistë në Ora News me gazetarin Nertil Agalliu. Halimi deklaroi për atë çka u diskutua ditën e djeshme me komisionerin Stefan Fyle në lidhje me këtë reformë.“U diskutua për të ardhem, ajo ça ka u prek ishtë reforma në drejtësi. Komisioneri kërkoi opozita dhe mazhotranca të bashkëpunojnë dhe reforma të jetë gjithëpërfshirëse. Kryeministrit iu kërkua një draft për reformën në drejtësi, por që kryeministri nuk e kishte gati këtë draft. Qëndrimi i opozitës ishte që ne do të marrim pjesë ne reformën e drejtësisë, por ne kërkuam që kjo reformë të monitorohet nga Brukseli dhe Bashkimi Europian. Kjo për faktin se këndvështrimi i kryeministrit për reformën në drejtësi nuk është në rrugën e duhur. Për kryeministrin reforma në drejtësi kuptohet si një kapje politike e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Halimi.Halimi u shpreh se “që të funksionojë drejtësia, duhet që drejtësinë ta bëjnë institucionet jo ta bëjë politika. Nuk mund të vendosë drejtësinë kryeministri. Drejtësia ka probleme dhe këtë e dimë, ka probleme me efiçencën. Problemi kryesor është që gjyqësori duhet të jetë i pavarur. Drejtësia duhet të jetë e pavarur politikisht”Emërimet në administratë, Halimi: Mazhoranca s’ka të drejtë të ngreje komision hetimorNë lidhje me hetimin për emërimet në administratë Halimi u shpreh se “mazhoranca nuk mund të ngreje një komision hetimor, pasi ka mekanizma të tjerë për të hetuar emërimet në administratën e qeverisë së PD.”“Opozita nuk ka asgjë për të fshehur, është e thjeshtë ai ministër që ka zënë vendin tim le të hetojë. Ky argument është thënë nga vendimi i gjykatës kushtetuese. Ky vendim thotë se komisioni hetimor është mjeti i opozitës, kurse mazhoranca nuk mund të ngrejë komision hetimor sepse ka mekanizma të tjera për të hetuar”.Sipas Halimit, komisioni hetimor duhet të hetojë emërimet në administratë që janë bërë pas shtatorit, sepse sipas tij në postë kyçe të administratës janë emëruar persona që kanë qenë ose janë të lidhur me krimin.“Çështja që po diskutohet ka të bëjë me emërimet në administratë, pra sa të ligjshme janë ato. E lidhur kjo edhe nga shqetësimi që opozita ka pasur se në poste të larta të administratës janë emëruar njerëz me precedent penal. Shqetësimi jonë ka të bëje me faktin se pse kryeministri emëron këta lloj persona. Shqetësimi opozitar ka të bëjë me narkotrafikun”, tha Halimi.Eduard Halimi i ka quajtur kryeministrin Rama si autoritarist sepse nuk pyet për ligjet.“Rama është autoritar në kuptimin më negative të fjalës, sepse që ditën që erdhi kishte 83 deputetë, për çfarë i duheshin më shumë se 83, në parlament 71 duhen. Ai mori dhe belu 2 deputetë të tjerë, i bëri 85. Këtë e bëri që të mos pyesë për opozitën dhe t’i thotë opozitës unë kam 85 vota, unë nuk do qeveris por do udhëheq. Këto janë shenja të një autoritarizmi orjental”, deklaroi Halimi.Zgjedhjet në PD, Halimi: Procesi nuk është i lehtëPërsa i përket me atë se çfarë po ndodh me zgjedhjet e Partisë Demorkatike Halimi deklaroi se ky proces do kohën e vet. Sipas tij ajo që vlen të përmendet është se janë zgjedhur shumë të rinj ne seksione të partisë.“Është një proces i cili po ecën me ritmin e duhur. Është një proces jo i lehtë për tu menaxhuar. Analiza dhe zgjedhjet duan kohën e duhur. Përsa i përket qarkut të Durrëesit aty po ecën mirë procesi. Procesi menaxhohet jo nga deputet por nga kordinatorë. Në këtë proces ajo që ka rëndësi është se në seksionet e partisë janë zgjedhur shumë të rinj.”