"Largimet në polici", Fatos Hoxha: Ristani s'diti të mbrojë, rastësi apo...

Tiranë – Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha e ka parë me sy kritik, raportin për lëvizjet në Policinë e Shtetit, paraqitur sot në Kuvend nga kryetari Arben Ristani, deputet i PD-së.“M’u duk inkompetent” në shumë nga konkluzionet” shkruan Hoxha në Fcb, duke e justifikuar njëherësh Ristanin, të cilin e quan "lexuesi"me lodhjen, me pagjumësinë.Por, në këndvështrimin e Hoxhës, Raporti ka pasur të meta serioze sepse opozita, duke dashur të mbrojë të larguarit nga radhët e Policisë së shtetit, pas marrjes së Qeverisë nga të majtët, me ose pa dashje, ka lënë jashtë mjaft argument ligjore.Ai shkruan: "Dëgjova Raportin e përgatitur nga Kryetari i Komisionit për Largimet nga Policia e Shtetit, ndonëse pjesërisht, për të mos lodhur deputetët siç u shpreh dhe vetë ai. Përveçse lexuesi ngjante shumë i lodhur, i rraskapitur, i pagjumë, por mu duk dhe inkompetent në shumë nga konkluzionet...E habitshme kur mendon që është jurist dhe ka qënë Zv.Ministër i Brendshëm. Argumentet ligjore për një pjesë të të larguarve nga policia, “në mbrojtje të tyre" mungonin apo dhe ishin harruar fare...E rastësishme kjo apo... e kishte nga lodhja," - shkruan Hoxha.Qëndrimin e tij kritik nga kreut të këtij Komisioni, ashtu siç ka bërë edhe disa javë më parë ndaj kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Bashës, Hoxha ia shpjegon mjaft qartë njerit prej komentuese të tij:“Arlind, ti je nga demokratët e vërtetë që njoh unë dhe nuk jemi pak; personalisht kam shkruar dhe folur se çfarë i duhet sot më shumë se kurrë, Partisë Demokratike.Shume nga problematikat që ne akuzojmë parlamentaret e shumicës, i mbartin më së miri deputetë të opozitës.Prandaj, fillimisht duhet të pranojmë dhe zgjidhim problemet tona, të vetëpastrohemi, pastaj të kërkojmë zgjidhje tek problemet e të tjerëve. Vetëm kështu do bëhemi të besueshem në popull. Kjo nuk është e lehtë, por duhet pranuar.”ar.sh/Oranews.tvMesazhi i Fatos Hoxhës sot në Facebookfatos hoxha