Arrestohet "Rambo" në Kanada, ekzekutoi 3 policë, plagosi 2 të tjerë
Kanada- Policia kanadeze ka arrestuar personin e dyshuar si autori i vrasjes një ditë më parë të 3 oficerëve të policisë dhe plagosi dy të tjerë në Moncton, New Brunswick.Sipas autoriteteve zyrtare, 24-vjeçari Justin Bourque është arrestuar pak pas mesnatës në Moncton, pas gati 48 orëve kërkimi nga forcat e policisë.Shkollat dhe të gjitha zyrat qeveritare u mbyllën të enjten, ndërsa qytetarëve iu bë thirrje të mos dalin në rrugë, derisa operacioni i kërkimit të mbyllej.Ndërkaq vetë banorët e New Brunswick kanë filmuar momentet e arrestimit të 24-vjeçarit, video e cila qarkullon tashmë në rrjetet sociale.Justin Bourque ishte fshehur në oborrin e një shtëpie, teksa u rrethua pas mesnate nga skuadra e forcave speciale, SWAT.Për gati 48 orë rrugët kryesore të qytetit në veri të Kanadasë u bllokuan me barrikada, ndërsa sipas policisë i dyshuari ishte veshur me kamuflazh dhe ishte i armatosur rëndë.Mbrëmjen e të mërkurës, rreth orës 20:00, 24-vjeçari i armatosur ka nisur një sulm ndaj policisë së qytetit, duke vrarë 3 prej tyre, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.Kjo është ngjarja e dytë më e rëndë për Kanadanë, pas asaj të vitit 2005 në qytetin Alberta, ku u vranë me armë gjatë një aksioni kontrolli 4 policë.