Fushë Krujë, minë me sahat në derën e dyqanit, 60 metra larg rajonit të policisë
Fushe- Kruje- Gjendet një minë antitank në derën e një magazine në Fushë-Krujë.Sipas policisë mina e cila ishte e lidhur me një celular ishte vendosur në magazinën e një biznesi që merrej me riparimin e biçikletave. (Në foto pamje nga magazina ku u gjet mina antitank)Pasi shkuan në vendngjarje dhe rrethuan zonën, forcat xheniere kanë mundur të çaktivizojnë minën me shpërthim të kontrolluar.Fillimisht ka qenë një patrullë e policisë së Fushë-Krujës, e cila ka pikasur minën e pashpërthyer në derën e magazinës.Objekti në fjalë ndodhet vetëm 60 m larg rajonit të policisë.Sipas njoftimeve të policisë objekti ku u gjet mina është në pronësi të shtetasit Bashkim Metashi.Ndërkohë nga të dhënat e policisë dyshohet se mina qëllimisht mund të jetë vendosur për ta shpërthyer me anë të celularit me të cilin ishte e lidhur.vijon