Fshati Brezhdan i rrezikuar nga ndotja e ujit të pijshëm

Peshkopi-Banorët e fshatit Brezhdan rrezikojnë jetën nga përdorimi i ujit të ndotur. Prej të paktën 10 vjet ky fshat ne komunen Tomin ka mungesë të ujit të pijshëm. Një rezervuar që është për të plotësuar nevojat e këtij fshati është jashtë çdo parametri sigurie, përmban baktere dhe insekte të shumta, ndërkohë banorët janë të detyruar të përbëjnë disa kiliometra rrugë çdo ditë për të siguruar nevojat për ujë të pijshëm në fshatrat përreth.Gjithsesi rezervuari i ujit të pijshëm nuk arrin t'u sigurojë banorëve as një orë ujë në ditë, ndërkohë që stina e verës sapo ka nisur dhe thatësira do të ketë ndikimin e saj në përkeqësimin e kësaj situate. Ndërkohë një tjetër rrezik përbën edhe përzierja me ujërat e zeza.