Itali, kapet 400 kg drogë në një gomone, arrestohet shqiptari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2012, 10:08
Guardia di Finanza e Lecces në Itali ka sekuestruar 400 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe një 35 vjeçar shqiptar.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se droga është gjetur në një gomone e cila kishte ardhur nga Shqipëria ndërsa është arrestuar 35-vjeçari shqiptar me inicialet S.P nga Berati.Sipas policisë italiane droga kapte vlerën prej 2 milionë euro ndërsa gomonia në të cilën u gjet droga është 7.5 metra dhe me 250 kuaj fuqi.Ndërkohë policia italiane po vijon kërkimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.