Ivanov: Shoqëria jo peng i sjelljes së papërgjegjshme

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov reagoi sot lidhur me ngjarjet e djeshme në Parlamentin e Maqedonisë dhe protestat lidhur me buxhetin 2013.“Dje ndodhi ajo që unë e paralajmërova në fjalimin tim vjetor. Shihet qartë se thirrjet e mija nuk u përfillën. Edhe njëherë do të përsëris. Nuk mundet tërë shoqëria të jetë peng i sjelljes së papërgjegjshme. Kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit, atëherë nuk ka hapësirë për interesa partiake.Qytetarët presin zgjidhje, dhe jo probleme. Por, zgjidhjet duhet të gjenden në institucionet e shtetit nga ana e atyre që janë zgjedhur. Është e patolerueshme dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues. Sidomos shpreh keqardhje për skenat e padëshirueshme me përfaqësuesit e mediave”, ka theksuar Ivanov, duke nënvizuar se gjithkush ka të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe detyrave.Sipas tij, vendin e presin shumë punë në planin e brendshëm dhe integrimet evroatlantike dhe nuk duhet të keqpërdoren dhe manipulohen qytetarët për qëllime politike